Flash News

KRYESORE

Aktorja shqiptare e pranon: “Kam kryer ndërhyrje kirurgjikale"

Për Vip-at padyshim që kur vjen puna tek operacionet plastike të rrallë janë ata personazhe që e pranojnë diçka të tillë.

Por mesa duket aktorja Anna Lika nuk e ka problem fare këtë pjesë.

Së fundmi e ftuar në emisionin Pop Culture në Top Channel, Ana ka treguar vetë se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale.

“Kur kam qenë fëmijë kam qenë shumë e shëmtuar, jo se tani jam e bukur, pasi tani jam e bërë. Kam bërë buzët dhe hundën, prandaj jam kinge”, ka thënë aktorja me sportivitetin që e karakterizon.

Gjithashtu mbesa e Ingrit dhe Inis Gjonit ka treguar edhe disa pjesë pikante nga fëmijëria, dhe nga momentet më të bukura që ka kaluar me dy tezet e saj të famshme. 

Të fundit