Flash News

KRYESORE

Aktorja shqiptare: Gjeta shtrigën brenda vetes; më pëlqeu ajo anë

E ftuar këtë të hënë në emisionin “Rudina” në TV Klan, ishte aktorja Ilire Vinca. Në filmin e parë horror shqiptar “Bloodland”, aktorja ka luajtur rolin e shtrigës.

E pyetur nga Rudina se si ishte të luaje një rol të tillë, aktorja u shpreh, “E gjeta një pjesë të shtrigës sime brenda meje. Të gjitha ne nga pak jemi. Më pëlqeu ajo anë. Ishte shumë përvojë interesante”, tha aktoja.

Më tej aktoja Vinca u shpreh se “më shumë se gjithçka tjetër janë të tjerët që na krijojnë ato që ne jemi”.

Kujtojmë që Vinca ka lindur në Strugë, por karrierën dhe jetën e saj e ka ndërtuar pikërisht në Kosovë, ku krahas aktore dhe regjisore shumë e spikatur, është dhe pedagoge në Universitetin e Prishtinës. Së fundmi aktoja ka vënë në skenën e Teatrit Metropol, dramën “Natën, ma”.

Të fundit