Flash News

KRYESORE

Aktorja shqiptare kundër telenovelave turke dhe indiane: Nisma që do ndërmarrë për ndalimin e tyre

Aktorja shqiptare kundër telenovelave turke dhe indiane: Nisma që do

Duke u nisur nga diskutimi për ndalimin e disa filmave të prodhuara gjatë periudhës së komunizmit, aktorja e njohur Ema Andrea e sheh problemin jot e prodhimet shqiptare por te ato që importohen kryesisht nga Turqia dhe India.

Sipas Andreas, telenovelat nga këto dy shtete dëmtojnë shëndetin mendor të fëmijëve dhe dëmtojnë gjithashtu figurën e femrës. Ajo premton krijimin e një shoqate për këtë çështje.

“Me që ka dalë moda e censurës! Unë mendoj të censurojmë telenovelat turke e indiane e çdo telenovele që dëmton shëndetin mendor të fëmijëve që rrijnë me gjyshërit(pasi këto telenovela trasmetohen pa orare të kontrolluara dhe pa titra shpjegimi) . Dëmtojnë gjithashtu edhe figurën e femrës! Besoj shumë nene në Legjislacion lejojnë censurën për sa më lart! Unë jam gjallë dhe nuk lejoj që ideologjia maskiliste e këtyre veprave të dobëta artistike të më lëndojë apo të drejtojë edukimin e brezit të ri kundrejt femrës! Madje do bëj një shoqatë e do marr ca fonde për këtë fushatë! E deklaroj të hapur”, shkruan Ema Andrea.

Të fundit