Flash News

KRYESORE

Aktorja shqiptare sjell në jetë djalin e saj të parë

Aktorja shqiptare sjell në jetë djalin e saj të parë
Aktorja e njohur shqiptare Fiona Gllavica është bërë nënë për herë të parë, e cila ka sjellë në jetë djalin e saj. Djalit i ka vendosur një emër shqiptar ashtu, Leka. “Ditën që e kuptova se ti do të vije në këtë botë, të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e mia nisën me u thurrë mbi ty. Ditën që dëgjova rrahjet e zemrës tënde e kuptova sa bota ime gjendet brenda meje, e do të marrë tjetër kuptim kur ti do të jesh këtu. Herën e parë që të ndjeva brenda meje e kuptova që hapat e t’u do të lënë gjurmë në historinë tonë. Nuk paska fjalë per ta pershkruar ndjenjën kur të morra ne krahët e mi! Lekë i vogli jonë mirë se erdhe! Ëngjulli i nanës, drita që do të më përcjellë…”- shkruan Fiona në Instagram.

Të fundit