Aktorja turke ‘e dashuruar’ me Shqipërinë, vjen sërish për të kaluar pushimet në jug

Aktorja turke e njohur turke Farah Zeynep Abdullah, e cila njihet për rolin e saj si Sura në serialin “Kurt Seit dhe Sura”, ndodhet në Shqipëri. Kjo nuk është hera e parë që ajo vjen në Shqipëri pasi dhe herë të tjera ka kaluar pushimet në vendin tonë.

Aktorja ka ardhur në vendin tonë për pushime për të disatin vit radhazi! Ferah ka publikuar një foto nga Saranda, ku po shijon disa ditë pushimesh me partnerin.

“Sarandë”, shkruan aktorja në postimin në profilin e saj në Instagram.

Në një foto të dytë në Instastory ajo ka përshëndetur fansat Shqiptarë, ku ka publikuar flamurin kuqezi në formë mbështetjeje dhe dashurie për vendin tonë!

Edhe në korrik të 2019-s, aktorja e njohur turke vizitoi qytetin bregdetar dhe qëndroi disa ditë në Ksamil.

 

View this post on Instagram

 

🌃 #sarandë 🖤

A post shared by Farah Zeynep Abdullah (@fafazey) on