Flash News

KRYESORE

Aktorja Zamira Kita infektohet me COVID-19

Aktorja e njohur korçare, Zamira Kita ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Mësohet se bashkë me të është infektuar me koronavirus dhe bashkëshorit i saj.

Mësohet se ajo është karantinuar në banesën e saj. Mungesa e aktores është vënë re dhe në festivalin e komedisë që po zhvillohet këto ditë në qytetin juglindor "KoKoFest"

Së fundmi, në një postim në rrjetet sociale aktorja ka treguar lulet që i janë dhuruar nga e motra, duke bërë me dije dhe se është në gjendje të mire. Ndërkohë të shumtë kanë qenë ata që i kanë uruar shërim të shpejtë.

"Kur nje nga njerezit e mij me te dashur di te me gezoje keshtu! 💐💐E shtrenjta motra ime te dua fort! ♥️💐😘 Jam mire🙏" shkruan aktorja krahas fotos.

Të fundit