Flash News

KRYESORE

Aktualiteti politik, ky është emisioni ku do të flasë sot Lulzim Basha

Aktualiteti politik, ky është emisioni ku do të flasë sot

Kreu i opozitës, Lulzim Basha do të jetë sot në mbrëmje në emisionin ‘Opinion’ të gazetarit Blendi Fevziu, për të folur mbi aktualitetin politik.

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa njofton se Basha do të flasë duke filluar nga ora 21:00.

“Kryetari Basha do të jetë i ftuar sonte në mbrëmje ora 21:00 në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu. Ju ftoj ta ndiqni”, shkruan Zhupa.

Mbyllja e pikave të basteve, skandalet e deputetëve Rrahman Rraja, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, paketa anti-shpifje, krimi i organizuar dhe shumë çështje të tjera pritet të diskutohen sot në ‘Opinion’.

Të fundit