Çdokush ka mënyrën e vet se si e shpreh realitetin e situatës politike në të cilët ndodhet sot vendi. Piktori Avni Delvina na tregon me anë të disa fotove të punuara me mjaft imagjinatë, se si e sheh ai këtë realitet. Këto foto që Politiko ka përzgjedhur tregojnë disa nga ngjarjet më pikante të aktualitetit politik.
Një foto paraqet anëtarët e KQZ-së të mbledhur përreth një tryeze në formë oturaku; një tjetër tregon presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker në një det shishesh me pije alkolike; e një tjetër akoma Taulant Ballën në një konferencë për shtyp me një tufë qensh që i mban lidhur.
Të gjitha fotot janë të shoqëruara me dixhiturën përkatëse, të cilat janë po aq pikante sa fotot. Për shembu, një foto ku jepet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Velia, në mes një sheshi karrigesh bosh, shoqërohet me dixhiturën “iluzionet e humbura të shesheve të mbushura me karrige”. Ndërsa një foto që paraqet Parlamenti Shqiptar të mbushur me plehra, mban dixhiturën “landfilldi i ri i Shqipërisë”.
Discussion about this post