All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

AKU bllokon 10 ton miell gruri, vinte nga Greqia

AKU bllokon 10 ton miell gruri, vinte nga Greqia
All - Paragraf - 1

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar një ngarkesë prej 10 ton miell gruri në doganën e Kapshticës i cili vinte nga Greqia. Sipas AKU shkak për bllokimin e ngarkesës është bërë mungesa e dokumentave shoqëruese.

All - Paragraf - 3

“Trupat inspektuese e DRAKU, Korçë gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë konstatuan se një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “miell gruri” kishte parregullësi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raporti i analizës.

Nga kontrolli fizik i produktit “miell gruri” rezultoi se ky produkt nuk kishte nr.loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25kg,  por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën greke, pa përkthim në gjuhën shqipe.

Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 10 ton duke u  bazuar legjislacionit në fuqi gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë”, thuhet në njoftimin e AKU-së.

Të fundit