Flash News

KRYESORE

AKU bllokon 27 ton fileto pule me salmonelë në Durrës, vinte nga Brazili

AKU bllokon 27 ton fileto pule me salmonelë në Durrës, vinte nga

AKU ka ndaluar hyrjen e 46.2 tone produkte të pasigurta nga Brazili për në territorin shqiptar si dhe ka ndëshkuar me 5.25 milione lekë kundravajtjet ligjore në 3 supermarkete në Tiranë.

Gjatë kontrollit në 3 supermarketet janë konstatuar importim të produkteve në kundërshtim me ligjin, aktivitet i palicensuar, kushte të papërshtatshme higjienosanitare, mangësi në dokumentacion (gjurmueshmëri, plani HACCP), veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e Operatorit të Biznesit, tregtim i produkteve me afat përdorimi të kaluar, si dhe etiketim i produkteve jokonform ligjit.

Gjithashtu, në PIK Durrës u ushtrua kontroll në dy ngarkesa me produkte importi, të dyja me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë , nga ku rezultoi: 27 ton “Fileto pule” me ngarkesë mikrobiologjike (Salmonella app) dhe 19.2 ton “Kafe kokërr e papjekur” me mangësi në dokumentacionin shoqërues (certifikatë veterinare e palëshuar nga autoriteti zyrtar i vendit të origjinës).

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative si në vijim: 9 masa administrative “Gjobë” me vlerën totale 5.25 milion lekë për 3 subjektet, “Tërheqja e menjëhershme e produktit nga tregu” me destinacion asgjësimin për produktin oriz të importuar në kundërshtim me ligjin, si dhe “Kthimi në vendin e origjinës” për 46.2 ton produkte importi të vlerësuar si të pasigurta për konsum human.

Të fundit