Flash News

KRYESORE

AKU me dorë të hekurt, mbyll 3 dyqane dhe sekuestron 434 kg peshk

AKU me dorë të hekurt, mbyll 3 dyqane dhe sekuestron 434 kg peshk

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, vijon operacionet në terren, pa treguar aspak “mëshirë”, madje po vepron me dorë të hekurt. Përveç aksionint për mbylljen e pikave të therjes të paligjshme dhe që nuk plotësojnë standardet e sigurisë ushqimore, në fokus ka edhe dyqanet e tregtimit të mishit dhe peshkut. Drejtoria e AKU-së Tiranë, ndërmori dje një aksion në tregun e Kombinatit, pikëriosh në Rr.Llazi Miho, ku inspektoi 5 subjekte, dy prej të cilave ushtronin aktivitetin e tregtimit të peshkut dhe 3 të mishit. Inspektorët e AKU gjobiten 3 subjekte në vlerën e 850 mijë lekëve, për mungesë të kushteve higjeno-sanitare dhe të gjurmueshmërisë, si dhe bllokuan aktivitetin e 3 subjekteve, dy tregtim peshku e një tregtim mishi, ndërkohë që u konfiskuan edhe 434 kilogramë peshk. Dy prej 5 subjekteve të inspektuara, u paralajmëruan nga inspektorët e AKU, ndërsa aksioni vazhdon në të gjithë vendin. AKU bën të ditur, se çdo subjekt i tregtimit të produkteve ushqimore, nuk do të lejohet të vazhdojë aktivitetin dhe do të penalizohet, nëse nuk siguron konsumatorin, në të gjithë zinxhirin e sigurisë ushqimore.

Të fundit