Flash News

KRYESORE

AKU mbyll thertoret në Kukës, të gjitha jashtë standardit

AKU mbyll thertoret në Kukës, të gjitha jashtë standardit

Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Kukës në një inspektim në këtë qark ka konstatuar se asnjë nga thertoret nuk i përmbush standardet e kërkuara.

Kjo ka qenë edhe arsyeja e mbylljes së të gjitha thertoreve në këtë qark. Inspektori i AKU Hysen Daci ka deklaruar se asnjë prej tyre nuk i përmbushte standardet apo kushtet e higjenës.

Ky vendim i AKU-së ka penalizuar edhe dyqanet që tregtojnë mish të cilat kanë kërkuar  një të merren masa për të standardizuar thertoret në mënyrë që pun atë vijoj rregullisht.

“Të na jepet mundësia që këto thertore private të licensohen dhe të lejohet ushtrimi i aktivitetit me qëllim që edhe njësitë e tregtimit të mishit të furnizohen por banorët të marrin shërbimin”- është shprehur Hysen Daci.

Të fundit