Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Akuza e Braçes dhe Ballës, reagon Panariti: Kontratat me Balilajt janë në përputhje me ligjin; u miratuan nga Këshilli i Ministrave
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar pas akuzave të dy deputetëve të PS, Erjon Braçe dhe Taulant Balla, për dy kontratat e nënshkruara me kompanitë e Balilajve, kur pjesëtari i familjes së tyre, Klementi, ishte shpallur në kërkim nga policia për përfshirje në trafik droge.
Panariti thekson se kontratat e qiradhënies së tokave janë në përputhje me ligjin dhe mund t’i nënshtrohen çdo kontrolli. Por për këtë vendim, Panariti e ndan përgjegjësinë edhe me kryeministrin Edi Rama, pasi njofton se kontratat janë miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
Reagimi:
Nuk jam marre, nuk merrem dhe nuk do te merrem kurre me biografi, partishmeri dhe kritere klasore ne zbatimin e ligjit. Kontratat e qiradhenies se tokave jane plotesisht ne perputhje me ligjin, te hapura ndaj cdo kontrolli dhe verifikimi. Dua vetëm te kujtoj se kontrata e qiradhenies qe u tund sot publikisht ne parlament me akuza, sajesa dhe shpifje, eshte dhene me Vendim te Këshillit te Ministrave dhe është kaluar per ekzekutim nga Ministria e Arsimit te Ministria e Bujqësisë. Sa per tradheti, besoj se nuk ka tradheti me te madhe se te pengosh me vote bllokuese, prokurorine ne kerkesen e saj drejtuar parlamentit, për të hetuar funksionare te lartë te dyshuar per trafiqe.