Flash News

KRYESORE

Akuza e fortë e Berishës: Bandat kanë videon e Ramës në lokal

Akuza e fortë e Berishës: Bandat kanë videon e Ramës në

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur sot në “360 gradë” në Ora News se bandat kanë një video të kryeministrit Edi Rama që e kërcënojnë ndaj, sipas Berishës Rama po përgatit lirimin e grupit Bajri.

“Po përgatitet lirimi i Bajërve. Bandat kanë videon e Edi Ramës në lokal në Dobraç në mbledhje me to në aheng... Është 100% e vërtetë.

Kush e çoi Ministren e Jashtme te Safet Bajri për votën e Dukës? Ministri Jashtëm i kërkoi Bajrit të burgosë tre ditë presidentin e klubit të Velipojës që të mos votojë për Finon.

Unë jam neutral ndaj çështjes së federatës, por një praktikë të tillë unë nuk mund ta konceptoj kurrë. Bushati i premtoi Bajrtit “do të ta heqim dënimin Belgjikës”. Por kjo është lidhja e fundit”, u shpreh Berisha.

Më tej ish-kryeministri akuzoi Edi Ramën se  është ai që lidh çdo fije të bandave ndaj opozita po merret me atë që lidh të gjitha fijet e bandave. "Edi Rama lidh çdo fije të bandave. Tre-katër banda të arrestuara janë arrestuar nga opozita", tha Berisha.

“PD qeveriset nga dy koka”, Berisha: Kur mori fund roli im si lider. Sqaron të vërtetën e “Qytetarit Dixhital

Denoncimi: Saimir Tahirin e rrahën bandat para një jave

Të fundit