Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Akuza e Ramës: Amendamentet e PD, të grupit parlamentar të 2005... Përveç Spahos, deputetët propozues hyrje të reja në Kuvend
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot në Kuvend amendamentet e propozuara nga Partia Demokratike për projekt-buxhetin e vitit 2018-të, duke i konsideruar ato të njëjta me propozimet e demokratëve ne programin elektoral të vitit 2005. Rama tha se është hatashme që grupi parlamentar, i cili është i katërti në radhë që pas 2005-ës, vjen me propozime të 12 viteve më parë.
“Partia Demokratike nuk ka asnjë vizion alternativ për Shqipërinë, nuk ka asnjë program alternativ për të ardhmen dhe nuk ka asnjë ide tjetër përveç ideve të vjetra, të shkruajtura në programin e vitit 2005-së dhe të rezultuara vetëm dëshira elektorale. Është një paketë propozimesh që bazohet vetëm te programi elektoral i vitit 2005. Nuk ka asgjë të re. Është e hatashme të shikosh se si një grup parlamentar, që është i katërti në radhë pas 2005-ës, vjen dhe i propozon Kuvendit ide të 2005-ës. Uji që rreh sot PD nuk ka asnjë lidhje me rrjedhjen e zhvillimit të vendit. Propozimet janë aritmekisht rritje e menjëhershme me 10% e borxhit publik. Ne me buxhetin e ulim borxhin, ju vini këtu me një listë propozimesh që e rrit borxhin”, tha Rama.
Por, 16 amendamentet e propozuara nga PD janë hartuar nga nëntë deputetë dhe vetëm njëri prej tyre ka qenë pjesë grupit parlamentar të demokratëve në vitin 2005, deputeti Edmond Spaho.
Bardh Spahia, deputeti që kishte bërë më shumë propozime, është hyrje e re në grupin parlamentar të PD-së, në zgjedhjet e 2017-ës, së bashku me Romeo Gurakuqin, Valentina Dukën, Fatbardha Kadiun, Luan Baçin, Nadire Meçorapajn, gjithashtu hartues të këtyre amendamenteve.
Albana Vokshi dhe Jorida Tabaku janë dy deputetet e tjera që kanë hyrë në Kuvend në 2009-ën dhe 2013-ën, të përfshira në propozimet e PD-së për ndryshimin e projekt-buxhetit.