Flash News

KRYESORE

Akuza ndaj Meçollarit për negociatat me Greqinë, del certifikata e sigurisë

Pas akuzës publike të ish-kryeministrit Berisha, i cili tha se përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes, Artur Meçollari është një spiun në negociatat me Greqinë, në vijim të debateve të forta politike del certifikata e sigurisë që Meçollari ka marrë nga NATO.

Referuar dokumentit, Meçollarit i është dhënë certifikata nga NATO më  5.09.2016 me një kohëzgjatje deri më 22.04.2020.

Në deklaratën e deputetit demokrat Gjunkshi, thuhet se ai ka qenë një ushtarak i përgatitur, për të cilin SHBA ka investuar si për shumë ushtarë të tjerë dhe atij gjatë përballjes për tu ngritur në gradën e gjeneralit dhe për të avancuar në detyrë, në dosjen e tij personale u gjetën informacione komprometuese dhe nuk mund të avanconte.

Ndërkohë ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, deklaron se përfshirja e Artur Meçollarit në cilësinë e përfaqësuesit të Ministrisë së Mbrojtjes në grupin negociator me Greqinë, cenon besimin e publiku në një proces që po zhvillohet në mungesë transparence.

I cilësuar si “spiun” nga Berisha, Imami  thotë se është mbrojtur nga Ministria e Mbrojtjes në gjyqin e nisur ndaj tij, pasi çështja nuk u apelua.

Të fundit