Flash News

KRYESORE

Akuza për falsifikim dokumentash, komisionerja e KPK-së kallëzohet në SPAK

Komisionerja në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Brunilda Bekteshi është kallzuar penalisht në SPAK nga ish-prokurori i Gjykatës së Apelit të Durrësit, Bujar Hoti.

Bekteshi akuzohet për veprat penale të: “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë dhe në bashkëpunim, “Falsifikim e formularëve”, “Përfitim Titulli”.

Kallzimi penal është paraqitur këtë të martë pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Prokurori Bujar Hoti u shkarkua nga detyra pasi nuk kaloi dot procesin e vettingut dhe pjesë e trupës gjykuese ishte dhe komisionerja Brunilda Bekteshi.

Sipas KPK-së, Hoti “çaloi” tek deklarimi i një trualli në Spitallë të Durrësit dhe një apartamenti, për të cilin ai ka deklaruar se e ka blerë për 23 mijë euro, ndërkohë që ka marrë kredi 70 mijë euro për të.

Të fundit