Flash News

KRYESORE

Akuza të forta ndaj Messit, shpërthen kapiteni i Brazilit

Lionel Messi ndihmoi Argjentinën të fitonte ndaj Brazilit me rezultatin 1-0. Ai shënoi golin e vetëm të sfidës, por triumfi i argjentinasve u shoqërua dhe me akuza. Thiago Silva shprehu zhgënjimin e tij për sjelljen e lojtarit argjentinas.

“Messi kërkonte ta kontrollonte ndeshjen. Ai kërkonte të ishte ai gjyqtari kryesor i takimit. Debatonte me gjyqtarin, ndërkohë që ai vetëm qeshte. Kjo nuk është normale, gjyqtari duhet të qëndrojë në çdo situatë neutral.

“Gjesti ndaj Tites? Është e vështirë për mua ta pranoj atë gjest, pasi ne jemi shembulli për brezin e ri. Unë kurrsesi nuk mund t’i them një njeriu në moshë që të mbyllë gojën. Normalisht rivaliteti jonë dihet, por këto gjeste janë të papranueshme”.

Të fundit