Flash News

KRYESORE

Akuza të reja për ngacmim seksual ndaj Kevin Space, aktori sërish nën hetimin e policisë

Akuza të reja për ngacmim seksual ndaj Kevin Space, aktori sërish

Aktorit Kevin Spacey po hetohen nga policia për 3 akuza të tjera për ngacmim. Nga muaji shkurt e deri në prill të këtij viti, policia ka marrë të tjera akuza ndaj aktorit amerikan, për ngacmim seksual ndaj meshkujve në Londër dhe Gloucester.

Denoncimet e reja e çojnë në 6 numrin e akuzave për ngacmime seksuale ndaj Spacey, për të cilat policia në Londër ka nisur hetimet.

“Scotland Yard” nuk ka konfirmuar ende emrat e personave që kanë ngritur akuzat, por ajo që dihet është se ngacmimi i parë është raportuar në “Westminster” në vitin 1996; i dyti në Lambeth në vitin 2008; ndërsa i treti në Gloucester, 5 vite më parë.

Aktori 58-vjeçar, fitues i çmimit “Oscar”, është akuzuar për ngacmime të tilla seksuale nga më shumë se 30 meshkuj. Akuza e parë ndaj tij erdhi nga aktorit Anthony Rapp, në nëntor të vitit 2017, i cili sqaroi se aktori e ka ngacmuar në vitin 1986, kur ai ishte vetëm 14 vjeç, ndërsa Spacey 26.

Lexo artikullin  këtu 

Të fundit