Flash News

KRYESORE

Akuzat e Ballës: Veç Saliut, Monikës dhe Lulit; kush është përfshirë në inskenimin e “Xhafajt”

Akuzat e Ballës: Veç Saliut, Monikës dhe Lulit; kush

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, nga Librazhdi është përgjigjur ndaj akuzave të forta të opozitës ndaj Fatmir Xhafës dhe vëllait të tij.

Sipas Ballës në këtë inskenim, janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli, por edhe gjyqtarë të korruptuar, të cilët sipas tij, vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë.

“Ne do të kishim marrë masa të ashpra ndaj kujtdo nëse një e një mijta e kësaj historie do të ishte e vërtetë. Por gjithë ky inskenim shantazhi ndaj Fatmir Xhafës si ministër vjen për shkak të luftës pa kompromis që ky i fundit i ka shpallur krimit të organizuar. Dhe në këtë inskenim janë të përfshirë, jo vetëm politikanë të korruptuar si Saliu, Monika, Luli etj, por janë të përfshirë edhe ndonjë gjyqtar i korruptuar, të cilët duke qenë se Vettingu do t’i pastrojë nga sistemi i drejtësisë, u munduan të shantazhojnë ministrin, të shantazhojnë qeverinë, për të mos lejuar vijimin e aksionit “Forca e Ligjit” dhe për të mos vijuar punën që kemi nisur”, është shprehur Basha.

Ditën e sotme ishte vetë gazetari Jetmir Olldashi ai i cili tregoi se si ra në kontakt me Veliun, i njohur edhe si dëshmitari X, për vizitën në lokalin e Agron Xhafajt dhe për situatën e drogës në Vlorë. Ai tha se ka kryer një investigim të plotë për këtë çështje, por në pamundësi për ta transmeruar në ndonjë televizion, iu drejtua Partisë Demokratike.

Gazetari paralajmëroi se ka akoma materiale të tjera të papublikuara.

Të fundit