Flash News

KRYESORE

Akuzat e Berishës, ministria e Mbrojtjes jep detaje për Artur Meçollarin

Akuzat e Berishës, ministria e Mbrojtjes jep detaje për Artur

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha në drejtim të Artur Meçollarit, një prej personave që është pjesë e grupit negociator mes Shqipërisë dhe Greqisë.

“Vendosi në krye të grupit një ish-spiun nga Forcat e Armatosura të Ushtrisë. Ky agjent, Artur Meçollari, nuk i është drejtuar gjykatës, sepse faktet dhe të dhënat kanë qenë katastrofave” deklaroi Berisha sot nga Kuvendi.

Por në reagimin e saj, ministria e Mbrojtjes, e cilëson si histori të trilluar nga Berisha duke hedhur poshtë akuzat.

“E gjitha është një histori e trilluar. Artur Meçollari ka certifikatë sigurie nga DSIK. Historia e akuzave është e mbyllur me vendim gjykate në 2013. Meçollari është pjesë e forcave të NATO-s në Afganistan”, thotë ministria.

 

 

Të fundit