Flash News

KRYESORE

Akuzat e dy prindërve: Imami Ahmed Kalaja donte të na martonte me zor vajzat

Prindërit e Edmond Baftjarit, imami i akuzuar për dhunë mbi familjen e tij, kanë hedhur akuza të forta drejtuar edhe imamit të Xhamisë tek Rruga e Kavajës, Ahmed Kalaja.

Në emisionin “Pa gjurmë” në Report TV, mamaja e Edmondit ka thënë se Kalaja ka shkuar në shtëpinë e saj dhe ka kërkuar që të martojë dy vajzat, por kjo gjë nuk është realizuar, pasi sipas saj, vajzat nuk kanë pranuar.

“Ai ka marrë kot urdhër-mbrojtjeje. Por ai s’del kurrë i pastër. E ka ndihmuar kryeplaku, rajoni dhe komuna. Gjithë këto që ai më ka bërë, dhunë me miliona lekë dëm”, është shprehur i ati i Edmond Baftjarit për emisionin “Pa gjurmë”.

Ndërsa e ëma, shprehet: “Ahmed Kalaja më ka ardhur në shtëpi bashkë me Mondin. Donte t’i martonte vajzat e mia. Asnjëra nga ato nuk donte. A shkon në xhami? Pse duhet të dhunosh? A ka më mëshirë për të tjerët? Gruaja e tij është e rrezikshme, çfarë s’më bëri në shtëpi. Thashë se ishte 5 vakte që falej”.

Ndërsa imami Kalaja ka reaguar në Facebook duke hedhur poshtë akuzat.

“Atehere kur "KAZANI" do te beje haber.

Ky qe i permendet nuk eshte imami i xhamise, jo vetem kaq po kete ijen qe paskam dash me i martu gocat me zor ene kete taten as si kam pa ndonjehere as nuk i njoh.

Ija ene Tata duhet te denoncojne ne prokurori mi la e jo ne kazani.com se na bote me zemer.

Paçi faqen e zeze ju ene ju”, shkruan ai.

Të fundit