Flash News

KRYESORE

Akuzat e Karabinës, DAP nis hetimin për Plarent Ndrecën

Akuzat e Karabinës, DAP nis hetimin për Plarent Ndrecën

Përplasjet midis ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina dhe Sekretarit të Përgjithshëm Plarent Ndreca, kanë qenë të vazhdueshme dhe kanë çuar deri në denoncimin e këtij të fundit nga ministrja Karabina.

Drejtoria e Administratës Publike (DAP) ka nisur tashmë hetimin disiplinor ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit, Plarent Ndreca. Ky vendim vjen pasi denoncimeve dhe kallëzimeve të shumta që janë bërë javët e fundit nga ministrja teknike e PD.

Karabina ka kërkuar më parë largimin e Ndrecës nga detyra dhe ndjekjen penale të tij, por DAP nuk e pranoi kërkesën duke vendosur që të rikthehet në punë.

Në datë 31 Korrik është vendosur nisja e hetimit disiplinor, ndërsa Ndreca ka afat deri në datë 7 Gusht për të paraqitur pretendimet për të cilat akuzohet, pasi në datë 23 Gusht do të jetë seanca dëgjimore.

Të fundit