Flash News

KRYESORE

Akuzat e kreut të opozitës/Dako: Gati të ballafaqohem me Bashën në shesh

Akuzat e kreut të opozitës/Dako: Gati të ballafaqohem me

Vangjush Dako ka reaguar tepër i revoltuar ndaj sekretit që i ka nxjerrë kreu i Opozitës Lulzim Basha, se ai kishte qenë nën hetim dhe për këtë arsye prokurori që po e hetonte, Anton Martini, është transferuar në Shkodër nga Adriatik Lalla, arsye për të cilën sipas Bashës ka dhënë edhe dorëheqjen ish-kreu i SHISH Visho Ajazi Lika.

Ja cili është statusi i Dakos në Facebook:

Me Lulzim Bashën jam i gatshëm të ballafaqohem në çdo studio apo shesh publik, për të gjitha ato që ai dhe altoparlantët e tij bërtasin për mua prej vitesh tashmë!

E vetmja gjë qe nuk bëj dot për Lulzimin dhe partinë e tij është të fitojnë Durrësin, të cilin e kanë humbur thellë dhe më thellë, duke rënë poshtë dhe më poshtë në gropën që janë munduar të më hapin mua.

Gjithë të tjerat me këtë lloj soji janë humbje kohe. Keqardhje për gjithë ata që dëgjojnë akoma Lulin dhe këtë opozitë pulash të lagura që bëjnë sikur janë ujq të tërbuar.

Të fundit