Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Akuzat e ministrit Xhafaj: Ka prokurorë të implikuar në grupe kriminale
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka deklaruar në emisionin "Debati në Channel One" se ka prokurorë dhe drejtues të prokurorisë që janë të implikuar në grupe të caktuara kriminale, duke mbajtur krahun e njërit apo tjetrit grup.
Duke iu referuar Elbasanit, i cili është një nga vendet më problermatike sa i takon grupeve kriminale, Xhafaj tha se ka bërë edhe një kallëzim në prokurori.
I pyetur nga gazetari pwr emra konkret, Xhafaj shtoi: “Prokuroria është me njerëz, pastaj se cilët janë personat konkret nuk më takon mua ta përcaktoj, prandaj janë organet e hetimit. Secili ka vendin e vetë. E rëndësishme është që unë në detyrën time t’i qëndroj kufijve që më njeh ligji dhe të mos të bëjë kompromis me cilin do që shkel ligjin”.
Pjesë nga intervista e Xhafajt:
Roland Qafoku: Jeni i bindur z.Ministër se puna që po bën policia për goditjen e këtyre bandave, drejtësia do të jetë në të njëjtën linjë? Natyrisht mbështetur në provat që policia jep.
Ministri Xhafaj: Ka pasur probleme të kësaj natyre edhe në Elbasan. Implikime të prokurorëve dhe drejtuesve të prokurorisë me grupet e caktuara kriminale, duke mbajtur krahun e njërit apo të tjetrit grup.
Roland Qafoku: Kjo është frazë apo e vërtetuar dhe konfirmuar?
Ministri Xhafaj: Unë për këtë gjë kam bërë edhe një kallëzim në prokurori. Kur kam folur për çështje konkrete kam pasur parasysh edhe Elbasanin.
Roland Qafoku: Për prokuror konkret?
Ministri Xhafaj: Për prokurorinë. Prokuroria është me njerëz, pastaj se cilët janë personat konkret nuk më takon mua ta përcaktoj, prandaj janë organet e hetimit. Secili ka vendin e vetë. E rëndësishme është që unë në detyrën time t’i qëndroj kufijve që më njeh ligji dhe të mos të bëjë kompromis me cilin do që shkel ligjin. Dhe për t’i mbetur kësaj më duhet të them se ka një ndryshim në mënyrën se si është përfshirë prokuroria jo vetëm në Elbasan, por në të gjithë territorin e vendit dhe kjo i dedikohet në një masë të konsiderueshme reformës së re në drejtësi. Pse? Prokurorët deri dje kanë qenë vartës të eprorëve të tyre edhe për çështje konkrete. Eprorët, drejtues vendor të prokurorisë dhe deri te Prokurori i Përgjithshëm kishin ndikim të jashtëzakonshëm në fatin e një çështje, ndërsa sot me kodin e ri të procedurës penale, prokurori është zot i çështjes, ashtu siç është gjyqtari. Kryetari i Gjykatës së Rrethit apo kryetari i Gjykatës së Lartë nuk kanë asnjë ndikim sot te gjyqtari.
Roland Qafoku: Keni një çështje konkrete që e konfirmoni këtë?
Ministri Xhafaj: Ne kemi disa çështje që i kemi bërë me shumë sukses. Për shembull çështjet e fundit që kemi me 7 grupe kriminale në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” i kemi bërë në sajë të kësaj marrëdhënie të re të vendosur me Prokurorinë dhe për fat të mirë edhe reagimi i gjykatë ka qenë pozitiv.