Flash News

KRYESORE

Akuzat e PD, Krimet e Rënda nisin hetim pasuror për Edmond Begon

Akuzat e PD, Krimet e Rënda nisin hetim pasuror për Edmond Begon

Pak ditë pasi doli nga burgu, kur u arrestua në Igumenicë nga pala greke, Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë nisur një hetim pasuror për biznesmenin Edmond Bego.

Arrestimi i tij ndërsa apo kthehej nga pushimet trazoi politikën shqiptare, pasi opozita e akuzoi atë si mikun e Taulant Ballës, ku përmes tij në rolin e sekserit kishte përfituar tendera me miliona euro nga buxheti i shtetit.

Sipas TCH, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur zyrtarisht verifikimin e pasurisë së biznesmenit Edmond Bego, ose Mondi Bego.

Hetimi i pasurisë se Begos, nga Krimet e Rënda pritet të zbardhë nëse te ardhurat e aktivitet që ka justifikohen ligjërisht.

Ai u ndalua disa ditë më parë nga policia greke në Igumenicë, në bazë të një urdhër-kërkimi ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane, të cilat e kishin dënuar Begon në vitin 2008 me 21 vite burg për trafik narkotikesh dhe organizatë kriminale. Por, pas pak ditësh u lirua sërish, pasi në vitin 2010 Gjykata e Lartë e kishte njohur vendimin e Gjykatës së Torinos për Begon, nga 21 vite burg, në katër vite e katër muaj.

Të fundit