Flash News

KRYESORE

Akuzat e PD për Alket Hysenin, Rama urdhër të prerë deputetit të PS: Dil menjëherë!

Akuzat e PD për Alket Hysenin, Rama urdhër të prerë

Prej ditësh, deputeti i PS, Alket Hyseni është vënë nën shënjestrën e opozitës, i akuzuar si një zyrtar që përmes falsifikimeve dhe abuzimeve me detyrën ka përfituar shuma të majme parash dhe sipërfaqe të tëra toke, sidomos në bregdet.

Nisur nga ky fakt, kryeministri Edi Rama e ka urdhëruar deputetin e tij që të dalë e të sqarojë situatën për të gjithë publikun.

Urdhri i kryeministrit është përcjellë për deputetin gjatë mbledhjes së sotme të Grupit të PS.

Në këtë takim, ka reaguar edhe vetë deputeti duke thënë se gjyqin e ka fituar 8 herë dhe se pronën e ka shkëmbyer në natyrë. “Dil tani e sqaroje publikisht”, mësohet t’i jetë përgjigjur Rama, siç njofton News 24. Të njëjtin urdhër, ia ka dhënë edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Po ashtu, gjatë mbledhjes Rama u ka kërkuar deputetëve që të shpërndahen në zonat përkatëse, dhe të fillojnë përgatitjet për pasi zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në 2019-ën.  

Të fundit