Flash News

KRYESORE

Akuzat e PD për Tahirin, deputeti i PS lëshon gojën: Pikë e zezë me këtë opozitë kashtë e k**e  

Pas akuzave të Partisë Demokratike, përmes nënkryetarit Edi Paloka se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri vazhdon të endet i lirë, edhe pasi dorëzoi mandatin e deputetit pak, të enjten që lamë pas.

Sipas Palokës, Tahiri dhe Rama mbrojnë njëri-tjetrin, sepse kryeministri ka kapur sistemin e drejtësisë.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i PS. Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla përmes një reagimi në facebook, i përgjigjet akuzave të PD, duke mos kursyer edhe notat ironike.

Reagimi i plotë:

Coli, Luli dhe lolot e tyre janë të pikëlluar nga dorëheqja e Saimir Tahirit! Shumë të pikëlluar!

Për dreq koinçidoi edhe me kapjet e bujshme të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani dhe Spanjë! Edhe më per dreq që Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i paralajmëroi këto kapje dhe nuk thonë dot tani që i kapi policia kolumbiane apo ekuadoriane!

Hall i madh shumë i ka zenë edhe Colin edhe Lulin edhe lolot që tani dalin nëpër televizorë si personazhet e Kinostudios dhe tregojnë përralla me lojra e lidhje. Tamam pikë e zezë me këtë opozitë kashtë e k..e, që shpërbëhet çdo ditë nën dritën e kontrastit të madh me ne!

Ne nuk jemi as të përsosur, as të pagabueshëm, madje kemi njëqind e një probleme e defekte dhe kemi bërë e bëjmë edhe ne gabimet tona. Po ama, s’ka njeri me trurin në kokë e me zemrën në vend, që nuk e bën dallimin e madh mes nesh dhe këtyre colave e lolove që s’dinë as çfarë thonë as çfarë bëjnë.

Edhe dorëheqja e Saimir Tahirit është përveç të tjerash një provë e madhe e këtij dallimi!

 

Të fundit