Flash News

KRYESORE

Akuzat ndaj diplomatëve, Rama-Metës: E turpshme! Në kundërshtim me Kanunin dhe konventën e Vjenës

Akuzat ndaj diplomatëve, Rama-Metës: E turpshme! Në

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij të gjatë sot me PS në Art Turbina, kur prezantoi platformën anti-KÇK, u ndal edhe te presidenti Ilir Meta dhe te sulmet e adresuara nga ky i fundit me ndërkombëtarët dhe disa diplomatë të huaj të akredituar në Shqipëri.

Sipas Ramës, ky qëndrim i presidentit është i turpshëm pasi jo vetëm ka shkelur konventën e Vjenës që mbron integritetin fizik dhe dinjitetin e çdo diplomati, por edhe Kanunin që thotë se ‘shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe mikut’.

Ajo që ai bën ndaj përfaqësuesit e vendeve partnere në vend është e turpshme për të gjithë ne, në kundërshtim me konventën e Vjenës që mbron integritetin fizik dhe dinjitetin e çdo diplomati si përgjegjësi e shtetit ku është, por edhe për paraardhësit tanë që kur është shkruar Kanuni që thotë se ‘shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe mikut’.

Në këtë proces do jemi në një linjë me SHBA e BE, jo se na e kërkojnë ata, por se ne e bëjmë për shtet-bërjen dhe gjeneratat e tjera se kjo është rruga e duhur, e që e çon vendon tonë në një nivel ai që e shohim m admirim nga larg.

Ata nuk janë këtu për të qeverisur dhe për të marrë dardha, por për të përfaqësuar vendete e tyre për interesat strategjike lidhur me Shqipërinë, si dhe për Reformën në Drejtësi, KCK të marrë goditje vdekjeprurëse, të shfaqet te Blloku me Lambrogini, në bregdet me pistoleta, apo pronarë të rinj që janë disa pensionistë të mjerë që kanë vënë vetëm emrin atyre. Këtë kërkojnë ata, por do e bëjmë se e kërkon e ardhmja jonë”, u shpreh Rama.

Të fundit