Flash News

KRYESORE

Akuzat ndaj Ronaldos, e dashura e tij krizë xhelozie

Akuzat ndaj Ronaldos, e dashura e tij krizë xhelozie

Cristiano Ronaldos është akuzuar disa herë për përdhunim ndaj vajzave, ndërsa tani duhet të vuajë edhe një krizë xhelozie.

Sipas revistës “Novella 2000” Georgina, bashkëjetuesja e Cristiano Ronaldos, është tejet e nervozuar me ish-të dashurën e portugezit Raffaella Fico, që disa ditë më parë bëri disa deklarata mbi CR7: “Me të kalova 11 muaj dashuri”, u shpreh bukuroshja.

Këto fraza edhe pse i referohen të kaluarës, e kanë tërbuar Georginën, gjithnjë sipas të njëjtës revistë, të fejuarën aktuale të futbollistit të Juventus.

“Bashkëjetuesja e CR7 duket se ndjen ende familjaritetin, që i ati i fëmijës së saj ka me Raffaella Fico. Ish-velina mund të shkaktojë  një krizë të fortë në cift”, shkruan revista e drejtuar nga Roberto Alessi, që përgjigjen e jep po vetë. “Ata duhen dhe ajo nuk do ta braktiste kurrë në këtë moment”.

Të fundit