Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Akuzat ndaj Taulant Ballës, Paloka: Ku ngjajnë me Saimir Tahirin
Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka bërë një “bilanc” sa i takon ngjashmërive të deputetit dhe ish-ministrit të dorëhequr, Saimir Tahiri, pas akuzave të ngritura ndaj tyre për lidhjet me krimin.
Në një status në rrjetet sociale, Paloka thekson se Balla, njësoj si Tahiri justifikohet duke thënë se bëhet fjalë për një tjetër person me emrin Taulant, kur përmendet nga Fredi Alizoti në videon ‘Babalja 2”.
“Vini re sa ngjasojnë edhe në justifikimet mbrojtëse pupilët e Ramës.
Kur dolën përgjimet e para të Habilajve ku përmendej “Sajmiri” , Tahiri nxitoi të thonte se bëhej fjalë për një Sajmir “kamionist” e jo për të. Vetëm se çuditërisht këtij “kamionistit” i duheshin miliona euro për fushatë elektorale.
Edhe Tao dje deklaroi se “Taulanti nga Librazhdi” që përmend Alizoti,dëshmitari i rremë , në video përgjimin e fshehtë ,nuk ishte ai...
Po ky që sajoi dy alibi të rreme për të vërtetuar se nuk kishte qenë në komisariatin e F. Krujës po kishte qenë në të njëjtën kohë në “takime publike” dhe “për peshk”.
I njëjti që deklaroi se Begon e njeh nga 2015 por ka udhëtuar me të “rastësisht” që nga 2013 me dhjetëra herë”, shkruan Paloka.