Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Akuzat për abuzim me modelen, policia amerikane jep detaje të reja për Ronaldon
Ditët e fundit është përfolur shumë në media për çështjen e Ronaldos, ku modelja amerikane Kathryn Mayorga, akuzon 33-vjeçarin se e ka përdhunuar në tualetin e një hoteli, në vitin 2009.
Mirëpo, sipas revistës gjermane “Der spiegel", policia e Las Vegas-it ka hedhur poshtë disa deklarata të avokatit të Mayorgës, duke thënë se Ronaldo nuk është i pandehur për asnjë lloj krimi.
“Ronaldo nuk është i pandehur për asnjë lloj vepre penale. Nuk ka asnjë datë të saktë, Ronaldo është jashtë vendit tonë. Do të jetë me rëndësi të dëgjojmë edhe atë, por nuk mund të themi se kur do të ndodhë kjo”, deklaroi zëdhënësi i policisë së Las Vegasit, Jacinto Rivera.
Ndërkohë, Ronaldo ka udhëtuar për në Lisbonë, për të folur me përfaqësuesit e tij ligjorë, për strategjinë që duhet ndjekë në lidhje me këtë çështje. Me shumë mundësi portugezi do t’u përgjigjet pyetjeve të policisë amerikane nëpërmjet një videokonference.
Policia e Las Vegasit hodhi poshtë gjithashtu edhe një akuzë tjetër avokatit të modeles amerikane, Lesli Stoval, atë të humbjes së provave të ngjarjes së vitit 2009, që ishin deklarata e viktimës, veshjet e brendshme të saj dhe certifikata mjekësore.
“Nuk është e vërtetë që kemi zhdukur provat e ngjarjes. Janë të njëjtat prova që kanë qenë në vitin 2009 dhe ne i kemi ato", thuhet në deklaratën e policisë.