Flash News

KRYESORE

Akuzat për dëshmi të rreme, gjykata e Zagrebit toleron Luca Modric-in

Akuzat për dëshmi të rreme, gjykata e Zagrebit toleron Luca

Pasi u akuazua për dëshmi të rreme gajtë gjyqit për korrupsion që zhvillohet ndaj ish-presidentit të Dianmos së Zagrebit, Zdravko Mamic, gjykata e Zagrebit ka refuzuar akuzat ndaj kapitenit të Kroacisë.

Lajmi u bë i ditur ditën e djeshme nga mediat kroate dhe ky vendim vjen vetëm një javë pasi Modric u mori çmimin “The Best” nga FIFA.

Prokurorët kroatë e akuzuan në mars Modric për dëshmi të rreme për evidencat që dha në gjyqin për korrupsion në shuma mega-milionere, ndaj ish-kreut të klubit të Dinamo Zagreb.

Modric dëshmoi në qershor të vitit të kaluar, në lidhje me detajet e transferimit të tij në vitin 2008 nga Dinamo për te Tottenham në Premier League.

Nëse Modric do të shpallej fajtor për dëshmi të rreme mund të vuante një dënim deri në 5 vjet burg, por  gjykata kryesore e Zagrebit vendosi të mos e konfirmoi akuzën, si një hap i domosdoshëm, i përcaktuar nga ligji kroat, përpara se të hapet një proces gjyqësor.

Referuar raportimeve nga mediat kroate, gjykata e refuzoi me motivin se akuza ndaj futbollistit ishte e parakohshme, pasi pretendimi për dëshmi të rreme nuk mund të paraqitej në gjykatë përpara se të finalizohej gjyqi kryesor ndaj Mamic.

Të fundit