Flash News

KRYESORE

Akuzat për doping, e pranon dhe mjeku i kombëtares ruse: E bëjnë të gjithë atletët

Akuzat për doping, e pranon dhe mjeku i kombëtares ruse: E

Ekipi i Rusisë ishte ai që surprizoi më shumë në këtë botëror, i cili shkoi deri në ndeshjet çerekfinale. Megjithëse ky ekip nuk premtonte shumë, kishte një performancë shumë të mirë që nga paraqitja e parë në Kupën e Botës.

Për shkak të kësaj ecurie, filloi të aludohej për përdorim dopingu. Mediat gjermane shkruan se lojtarët rusë kanë përdorur herë pas here amoniak, një substancë që duhet të jetë e ndaluar, pasi ndikon në paraqitjen sportive. Për këtë ka reaguar mjeku i kombëtares ruse Eduard Bezuglov.

“Ishte thjesht amoniakut i vënë në topa pambuku. Është diçka që ata e bëjnë me mijëra atletë, është përdorur për dekada, jo vetëm në sport, por edhe në jetën e përditshme. Kur dikush humb vetëdijen ose ndihet i dobët”, është shprehur ai.

Të fundit