Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Akuzat për drekën me Ballën, flet Genc Pollo: Shkova për hatër të kryetarit Tajani; qëndrimi i opozitës nuk ndryshon
Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, i cili është njëkohësisht nënkryetar i delegacionit të Shqipërisë në Parlamentin Europian u është përgjigjur reagimeve të shumta për prezencën në drekën e organizuar nga Parlamenti Europian, vetëm pak çaste pas përplasjes dhe bojkotit të komisionit të përbashkët.
Pollo shprehet se ai mori pjesë në drekë për hatër të Kryetarit të Parlamentit Europian, Antonio Tajani, i cili sipas tij është një mik i Shqipërisë.
“Rama s’ka çfarë të bëjë tjetër veçse të spostojë vëmendjen. Është drekë, nuk është darkë, e presidentit Tajani, dhe ai nuk ka çfarë bëjë se është Taulant Balla aty. Dhe unë shkova se nuk doja të ofendoja presidentin Tajani, një mik i mirë i Shqipërisë. Thashë edhe një herë, në kuadrin e propagandës përpiqet të relativizohet gjithçka. Ai sajon biseda, fotografi, thotë pse shkuan në drake”, ka sqaruar Pollo për ‘Fax News’.
“Për njerëzit e painformuar mund të ketë patur një lloj efekti. Por është një rast protokollar. Unë mora pjesë në atë drekë ku thjeshtë ishim të ftuar. Aty bëra unë atë deklaratë që bëra, në komisionin e përbashkët. Ajo është një eveniment protokollar, refuzimi i së cilës do të ishte i papërshtatshëm, ndërsa qëndrimi real mbahet në mbledhje”, ka përfunduar ai.
Në fjalimin brenda sallës së Parlamentit Europian, Pollo kërkoi largimin e Taulant Ballës, si kryetar i delegacionit shqiptar, të cilin e akuzoi si të lidhur më bandat e drogës.