Akuzat për ekipet shqiptare të shpëtimit, Çako: Strukturat kanë qenë kompakte dhe të harmonizuara

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ka folur për akuzat e ngritura se ekipet shqiptarë të kërkim -shpëtimit nuk kishin kapacitetet e duhura.

Ai është shprehur se apo përballimi i fatkeqësive të tilla kërkon kapacitete por, ajo që prevalon mbi të gjitha është gatishmëria, vullneti dhe lëvizja e të gjithë qytetarëve dhe e strukturave të shtetit shqiptar.

Çako ka shtuar gjithashtu se strukturat kanë qenë kompakte dhe të harmonizuara.

“Natyrisht, ndërveprimi apo përballimi i fatkeqësive të tilla, kërkon kapacitete por kërkon edhe mbështetje. Kërkon edhe një unifikim dhe një gadishmëri përtej hapësirave gjeografike dhe juridiksionit të një vendi të caktuar. E them me përgjegjësi të plotë që pavarësisht se kapacitetet tona nuk mund të krahasohen me ato të vendeve të zhvilluara të BE, apo të vendeve të tjera, por ajo që prevalon mbi të gjitha është gatishmëria, vullneti dhe lëvizja e të gjitha qytetarëve dhe e strukturave të shtetit shqiptar. Nuk besoj se dikush do të gjejë motivin për të identifikuar neglizhenca në këtë drejtim. Fatkeqësia përfshin gjithë shoqërinë. Strukturat kanë qenë kompakte dhe të harmonizuara”, tha Çako.