Akuzat për falsifikim ndaj Bashës, Këlliçi: Merr fund përralla me para ruse

Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi ka reaguar, ndërsa në prokurori është ngritur akuza për falsifikim dokumentesh për kreun e PD-së, Lulzim Basha. Sipas tij, ka marrë fund përralla me para ruse dhe me pastrime parash.

“Përralla e Edi Kajmakut dhe Taulant Yaris mbaroi sot! Nuk ka as agjente ruse e as financim te dyshimte. Koka e krimit të organizuar në Shqipëri doli lakuriq, si me mashtrimin e tij ashtu dhe me faktin se po e përdor prokurorinë për larje hesapesh të bandave qeveritare dhe për të goditur kundërshtarin politik.”, shkroi ai në Facebook.

Ai shtoi se tashmë është e qartë që Shqipëria do të bëhet nga Basha, lideri më proevropian dhe amerikan që ka vendi.