Flash News

KRYESORE

Akuzat për financimet ruse në fushatën e PD, Balla: KQZ ka dështuar

Akuzat për financimet ruse në fushatën e PD, Balla: KQZ ka

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla hedh sërish akuza ndaj PD dhe kreut të saj Lulzim Basha se fushata elektorale e 2017-ës është financuar nga rusët dhe se kontratat e lobimit në SHBA nuk janë deklaruar në KQZ. Për këtë i bën thirrje prokurorisë të nisë hetimet dhe kreut të PD, Lulzim Basha që të japë sqarime në publik. Sipas tij, KQZ ka dështuar, pasi deklarimet e PD nuk janë kryer konform ligjit, sa  i takon shpenzimeve gjatë fushatës.

“Nga verifikimi i kryer deri tani, rezulton se PD nuk ka deklaruar disa shpenzime të mëdha, pagesa 525 mijë euro, paguar për subjektin lotues amerikan. Kontrata e firmosur nga Basha, që është për qëllime elektorale në fushatën e 2017-ës nuk është deklaruar në KQZ.

PD ka shkelur ligjin për falsifikim dokumentesh zyrtar se nuk rezulton të jetë deklaruar siç duhet dhe në KQZ, sa i përket shpenzimeve gjatë fushatës.

I bëj thirrje PD dhe Lulzim Bashës që të japë sqarime në publik dhe të hetojë prokuroria. KQZ ka dështuar, pasi kemi parasysh skanimin e këtij skandali të rëndë.

Jemi në kushtet e një vepre penale në vijim, prokuroria s’duhet të vonojë Basha për të sqaruar këtë skemë financimi të paligjshëm. Fushata është financuar me fonde të dyshime rusë, është detyra e Bashës të mos tejkalojë këtë moment për transparencën e financime dhe të sqarohet në publik, të mos fshihet pas Arben Rsistani”, u shpreh Balla.

 

Të fundit