Flash News

KRYESORE

Akuzat për grabitjen e pronave në Dhërmi, Alket Hyseni braktis komisionin

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, i shënjestruar nga opozita lidhur me aferën e grabitjes së 11 mijë metrave tokë në bregdetin e Dhërmiut është shmangur sot nga përballja me akuzat duke braktisur Komisionin e Ligjeve.

Hyseni, i cili është denoncuar zyrtarisht nga familja Bua për vjedhjen e pronës, ishte përcaktuar si relator në Komisionin e ligjeve për ligjin e Prokurorisë së Përgjithshme, bazuar në ndryshimet kushtetuese të propozuara nga PD. (Bashkangjitur faksimile e njoftimit në faqen e Kuvendit ku evidentohet emri i Alket Hysenit si Relator).

Deputetët e këtij Komisioni, janë njohur në fillim të diskutimit të këtij drafti se relator nuk do të ishte më Alket Hyseni, por deputeti tjetër socialist Bledi Çuçi. Vetë deputeti i Ramës, akuzuar për aferën e grabitjes së pronave në Dhërmi, ka dhënë tjetër një provë të mospërballjes dhe ka braktisur mbledhjen sapo ka nisur diskutimi ku ai ishte përcaktuar si relator, pra për ligjin e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ndërkohë në mbledhjen e grupit të PS, dy ditë më parë, Rama mësohet se i ka kërkuar Hysenit që të dalë e të japë sqarime publike, por deri tani s’ka patur reagime të tillë publik dhe përballje me gazetarët.  

 

Të fundit