Akuzat për koncesionin Milot-Fier, Balluku: PD në 12 vite nuk bëri dot atë që bëra unë dhe Gjiknuri në tre vjet

Ministrja e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku i është përgjigjur akuzave të opozitës jashtëparlamentare se koncesioni i rrugës Milot-Fier është fantazmë dhe se pesë ditë pas prezantimit, tenderi nuk ekziston.

Balluku ka sqaruar se pse dokumentet u ndaluan prej asaj vetë, ndërsa akuzon PD se atë që bëri ajo dhe paraardhësi i saj Damian Gjiknuri nuk e beri dot PD në 12 vjet të drejtimit të Ministrisë së Infrastrukturës.

“Kam pritur 7 ditë që të vija në foltore dhe nuk i përgjigjem askujt nga rruga, por Murrizit, e Hajdarit sepse ju jeni përfaqësuesit të popullit.

Nuk i përgjigjem lukunisë, apo zëdhënësve të qametit dhe do ta nis nga e para, pse pas lancimit të projektit të mërkurën nuk u hodhën dokumentacionet në APP. E ndalova unë, si ministre e Infrastrukturës sepse pak minuta më pas bërjes publike u turrët në ekrane për të vjellë zift. I kërkova të gjithë pjesëtarëve të grupit të punës të ndalonin dhe dëgjuam me shumë vëmendje deklaratat tuaja dhe analizuam se mos ndoshta kishit ndonjë fije të vërtete që na ka shpëtuar ne apo ekspertëve ndërkombëtarë.

Kush janë ekspertët tuaj, ju që thoni se është akt korruptivv. Më prezantoni eskpertët tuaj të infrastrukturës sepse të mitë do ua prezantoj sërish.

Mund të them se këto ekspertët tuaj kanë qenë 12 vite në ministrinë e transporteve, nga 2005-2012 dhe ajo që dua të kuptoj nuk keni arritur atë që ka bërë Gjiknuri në 14 muaj dhe unë në 18 muaj. Qeveria Rama e ka patur tre vite ministrinë e transportit”, tha Balluku gjatë fjalës në Kuvend.