Flash News

KRYESORE

Akuzat për kontratat e lobimit, ish-ministri i Ramës i del në krah Lulzim Bashës

Akuzat për kontratat e lobimit, ish-ministri i Ramës i del në

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në mandatin e parë “Rama 1” gjatë koalicionit me LSI ka reaguar lidhur me akuzat e mazhorancës ndaj Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj sa i takon kontratave për lobimin rus.

Përmes një statusi në facebook, Manjani i del në krah kryedemokratit Basha, duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama.

Sipas tij, nëse flet kundër drogës konsiderohesh rus dhe i paedukatë, ndërsa për kryeministrin Rama thotë se çështjen e cilëson si një efekt anësor të stinës.

“Tjetër efekt anësor stinor i KryeRilindasit:

Shqip-shkrimi dhe shqip-shqiptimi i opozitës i duket i pa edukatë.

Dmth, edukatë sot quhet drogë-përdorimi dhe drogë-trafikimi. 

Kurse me shokët e “idealit” takimi të banjot e spitalit...

Pra po fole kundër drogës dhe drogaxhinjve, quhesh Rus dhe i pa edukate! Po bëre drogë quhesh shqipshqiptues me edukatë të lartë!

Medet halli kush qeveris!”, shkruan Manjani.

 

Basha për kontratat e lobimit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar tre ditë më parë pas akuzave nga PS për lidhje me disa kompani ruse që veprojnë në SHBA dhe që e kanë ndihmuar në lobimin në këtë shtet.

Basha thekson se për hir të opinionit publik dëshiron të sqarojë një herë e mirë disa gjëra lidhur me këtë çështje.

Kryeopozitari thekson se akuza që PD ka marrë para prej rusëve është një konspiracion i kryeministrit Rama në vazhdën e qëndrimeve anti-Trump.

Ai shprehet gjithashtu se PD nuk ka shkelur asnjë ligj për kontratat e lidhura me kompanitë amerikane dhe se ka dorëzuar të gjitha dokumentat në Prokurorinë e Shqipërisë.

Kreu i PD-së është bindur se kjo propagandë e Ramës bëhet për të larguar vëmendjen nga disa çështje që kërcënojnë sigurinë kombëtare si kokaina në Xibrakë dhe Maminas apo skandali i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Të fundit