Flash News

KRYESORE

Akuzat për krime lufte, Fatmir Limaj shpallet sërish i pafajshëm

Akuzat për krime lufte, Fatmir Limaj shpallet sërish i pafajshëm

Kryetari i “Nisma”, Fatmir Limaj është shpallur sërish i pafajshëm. Gjykatës Themelore të Gjakovës ka vendosur që Limaj të shpallet i pafajshëm, ndonëse i akuzuar për krime lufte që lidhet me dy vrasje të civilëve në Komunën e Malishevës, Ramiz Hoxhës e Selman Binishi.  

“Nuk provohen elementet e veprës penale dhe i pandehur lirohet nga aktakuza”, u shpreh gjykatësi gjatë seancës së ditës së sotme.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 28 tetor të vitit 2016 ngriti aktakuzë ndaj Limajt lidhur me vrasjen e dy civilëve shqiptarë të Komunës së Malishevës gjatë luftës.

Aktakuza e ngarkonte Limajn se si pjesëtar i UÇK-së dhe komandant i Brigadës 121, nuk ka ndërmarrë masa të arsyeshme dhe të nevojshme brenda kompetencave të tij për ta parandaluar apo për të ndalur vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Sipas Prokurorisë Speciale Ramiz Hoxha nga fshati Bellanicë dhe Selman Binishi nga fshati Banjë, komuna e Malishevës, më 2 tetor 1998 janë marrë në afërsi të xhamisë së fshatit Bellanicë dhe janë ekzekutuar në hyrje të fshatit Kravasari.

Prokuroria në aktakuzë pretendon se Fatmir Limaj i ka parë kufomat e viktimave dhe e ka ditur për krimin e kryer, mirëpo me vetëdije nuk ka ndërmarr masa drejt zbulimit të kryesve të këtij krimi dhe rastin asnjëherë nuk e ka paraqitur te organet kompetente për hetim dhe ndjekje.

Megjithatë, duket se këto akuza nuk janë provuar dhe Limaj është shpallur sërish i pafajshëm, pas seancës së zhvilluar edhe rreth 1 vit e 5 muaj më parë.

 

Të fundit