Flash News

KRYESORE

Akuzat për përdhunim, "Der Spiegel": Ronaldo ka ndryshuar dëshmitë

Akuzat për përdhunim, "Der Spiegel": Ronaldo ka ndryshuar

Tashmë u bënë muaj që flitet për abuzimin seksual të futbollistit Cristiano Ronaldo me modelen amerikane Mayorga, e cila ka deklaruar se portugezi e ka përdhunuar në vitin 2009.

Së fundmi ka qenë revista gjermane “Der Spiegel” e cila shkruan se ekzistojnë dy pyetësorë në lidhje me ngjarjen e ndodhur, që avokatët ia kishin dhënë Ronaldos për t’i plotësuar, për të përgatitur kështu edhe strategjinë e mbrojtjes.

Njëri prej pyetësorëve ishte përpiluar në muajin gusht e tjetri në dhjetor, dhe në përgjigjet e tyre kishte disa mospërputhje të dëshmive.

Në harkun e 4 muajve, përgjigjet e disa pyetjeve ishin ndryshuar, gjë që tregon punën e bërë nga avokatët për të hedhur poshtë akuzat e Mayorgës.

Pyetjes nëse Mayorga ngriti zërin apo bërtiti, Ronaldo në muajin gusht iu përgjigj “Ajo tha jo dhe ndaloi”, ndërsa në muajin dhjetor ishte ndryshuar në “Jo”.

Tjetër mospërputhje mes dy pyetësorëve u pa edhe në përgjigjet për pyetjen nëse Mayorga foli pas raporteve seksuale. Në versionin e parë, Mayorga e cilësoi Ronaldon “idiot” dhe ai i tha se “i vinte keq”, ndërsa sipas versionit të dytë, Mayorga nuk kishte thënë “asnjë fjalë” pas asaj që ndodhi.

Të fundit