Flash News

KRYESORE

Akuzat për përdhunim, Ronaldo: Jam shembull brenda dhe jashtë fushe

Akuzat për përdhunim, Ronaldo: Jam shembull brenda dhe jashtë

Ylli portagez, Kristiano Ronaldo ka reaguar pas akuzave të modeles Kathryn Mayorga për përdhunim. 33-vjeçari, i cili të martën do të sfidojë ish ekipin e tij ka sqaruar se e vërteta do të zbardhet shumë shpejt.

“E di që jam shembull brenda dhe jashtë fushës”.

“Gjithmonë qesh, jam njeri i lumtur. Luaj në një klub fantastik, kam familje fantastike. Kam katër fëmijë, jam i shëndoshë – kam gjithçka, andaj tjerat nuk më pengojnë”.

“Nuk do të gënjej për situatën. Jam shumë i lumtur. Avokatët e mi janë të sigurt dhe sigurisht edhe unë”.

“E shijoj futbollin, jetën time. Kam njerëz që kujdesen për jetën time dhe sigurisht e vërteta gjithmonë del në radhë të parë”, ka thënë Ronaldo.

Ishte gazeta gjermane ‘Der Spiegel’, që publikoi e para lajmin se Ronaldo kishte përdhunuar modelen në vitin 2009 në një hotel në Las Vegas. dhe se i kishte paguar 375 mijë dollarë për të heshtur.

Të fundit