Flash News

KRYESORE

Akuzat për sabotimin e operacionit të kokainës; A po bie Rama në ‘grackën’ e Fatmir Xhafajt?

Akuzat për sabotimin e operacionit të kokainës; A po bie Rama

Operacion i Maninasit, ku u sekuestruan 613 kg kokainë vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së opinionit publik. Nga njëra anë, mazhoranca e konsideron si një histori suksesi, e cila u arrit falë punës profesionale të agjencive ligjzbatuese në vend, ndërsa opozita ka hedhur dyshime për mënyrën se si u organizua operacioni.

Për t'i dhënë fund çdo aludimi mendoi vetë Ministria e Brendshme, e cila nëpërmjet një deklarate për mediat akuzoi opozitën se po hidhte baltë mbi Policinë e Shtetit dhe se po ndikonte negativisht në hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Çuditërisht, e njëjta deklaratë u publikua edhe nga kryeministri Rama 3 orë më vonë. Nuk është ende e qartë se pse kryeministri kopjoi fjalë për fjalë qëndrimin e ministrit të tij, ndonëse njihet për stilistikën e tij të pasur.

 

Të fundit