Flash News

KRYESORE

Akuzat për tenderin e ushqimeve, Xhaçka i përgjigjet PD: Është i ligjshëm, e përdori edhe Basha kur ishte ministër

Akuzat për tenderin e ushqimeve, Xhaçka i përgjigjet PD:

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u është përgjigjur akuzave të PD, pasi e akuzoi se ka dhënë një tender (1.5 mln euro) pa garë për blerjen e ushqimeve për rezervat e shtetit sa i takon situatës së emergjencës që po kalon vendi.

Sipas PD, nga shumë kompani shqiptare, tenderi iu dha kompanisë me filal nga Maqedonia, e cila pak ditë para shpalljes së tenderit shtoi si objekt 'tregtimin e ushqimeve'.

Në një video-mesazh, Xhaçka thotë se tenderi është i ligjshëm, i shpallur një ditë pasi u shpall gjendja e fatkeqësisë natyrore në vend prej Covid-19.

Madje, ministrja shton se ka qenë vetë kreu i PD, Lulzim Basha, ai i cili e ka përdorur të njëjtën procedurë kur ka qenë vetë ministër, kur vendi është përballur me përmbytje.

"Sot në mes të një lufte dhe përballë një armiku që po na rrezikon të gjithëve, ka njerëz, si këta regjisorët e "Babales" që kanë luksin të merren me inskenime të ulëta me qëllimin e vetëm përhapjen e panikut dhe hedhjen baltë mbi një operacion humanitar, që po ndodh 24 në 24, që nga dita e parë e emergjencës, i paprecedentë edhe për për vende më të zhvilluara nga ne, i cili po u vjen në ndihmë mbi 600.000 familjeve e qytetarëve në nevojë në çdo cep të Shqipërisë.

Këto akuza vijnë në këto kohë e bëjnë më të turpshme këtë sjellje të këtyre opozitarëve të pashpresë.

Është një rast unik në botë, që në një periudhë të paprecedentë emergjence botërore, kur një parti opozitare, që deri pak vite më parë ka qenë në krye të punëve të vendit, e që pretendon të jetë alternativë qeverisëse, jo vetëm që nuk tregon solidaritet, jo vetëm që nuk na bashkohet të na ndihmojë, por përpiqet në mënyrë aktive të sabotojë duke përhapur panik, duke hedhur lloj-lloj shpifjesh e akuzash nga të më çmendurat.

Nuk e kuptoj se mund të ketë aq shumë helm brenda vetes sa të përjetojnë si disfatë politike se deri sot kemi mbajtur kurbën e infeksionit të ulët e po u gjendemi qytetarëve.

E kuptoj që nuk bëjnë asgjë për të mos ndihmuar, e kuptoj që asnjë nga këta zotërinj nuk ka marrë mundimin as të cojë një qese për qytetarët në nevojë, apo të vetmit doktorë që nuk lëvizin gishtin për të ndihmuar kur kolegët e tyre po përballën në vijën e parë të frontit janë mjekët politikanë të  opozitës. Kjo është turpi i tyre.

Që të jenë aq të pamoralshëm që këtë fitore ta quajnë fitore të qeverisë, kjo është kriminale.

Ndaj të mos bëj politikë, por ta referojë çështjen në organet e drejtesise. Procedura e tenderit për ushqimit është krejtësisht e ligjshme.

Në përputhje me të gjitha rregullat e prokurimit për situata të tilla, në datë 26 mars komisioni hapi ofertat dhe 24 orë më vonë shpalli fituesin. Në rast se e ka harruar, i kujtoj Lulzim Bashës se është procedurë krejt e ligjshme dhe e njohur, e detyrueshme në rrethana emergjence, madje e përdorur edhe nga ai vetë, dikur ministër në raste emergjencash shumë herë më të vogla dhe të lokalizuara se kjo e sotme, siç ishte përmbytja e asaj kohe. Pra u bë një ditë më pas", shprehet Xhaçka.

Të fundit