Flash News

KRYESORE

Akuzat për tezën e provimit, reagon Lindita Nikolla: Prindër, e keni të thjeshtë të provoni të vërtetën

Akuzat për tezën e provimit, reagon Lindita Nikolla: Prindër, e

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ditën e djeshme por edhe të sotme publikoi fotot e tezës së maturantëve para se të mbaronte provimi, por edhe disa foto të nxënësve në provim. Boçi hodhi një sërë akuzash ndaj ministres Lindita Nikolla për parregullsi, si dhe të gjithë këtë e konsideroi tallje me djersën e maturantëve.

Mirëpo, Nikolla ka reaguar në një status në Facebook duke iu drejtuar dhe prindërve se të vërtetën e fotove mund ta gjejnë shumë shpejt duke pyetur fëmijët e tyre.

Reagimi i Lindita Nikolla:

E keqardhur që opozita nuk ndalet as para emocioneve të maturantëve e prindërve të tyre, qëllimshëm për të krijuar amulli dhe zemëratë nga hiçi.

Filluan “babalen”e radhës duke publikuar në rrjete sociale pas orarit zyrtar të testimit faqe nga testi i Gjuhë- Letërsisë, duke nënvizuar se kjo tezë ka qarkulluar prej orësh.

Thua deputeti Boci nuk e di se kur fillon e mbaron zyrtarisht testimi? A mos vallë mendoi për maturantët? Po pse nuk bën denoncimin se si pëfundoi tek ai teza nëse është i interesuar që gjëra të tilla të mos ndodhin?

Përgjigjen e dha sot dhe nuk më zhgënjeu. Qëllimi i tij nuk është as testimi e as maturantët, por dëshira që përmes të pavërtetave të marrë ndonjë buzëqeshje politike. Sigurisht, jo nga maturantët. Ata e dinë fare mirë se dy fotot e publikuara si dhe tezat në to nuk kanë asnjë lidhje me Maturën Shtetërore 2018.

Të dashur prindër,

E keni fare të thjeshtë të provoni të vërtetën e fotove. Vetëm pyesni fëmijët tuaj.

Koha kur kopjo dilte nga zyrat e ministrisë ka 5 vite që ka kaluar.

Provime të maturës ku kufiri i kalimit ndryshonte sipas oreksit politik të ministrit ka 5 vite që janë harruar.

E kanë të vështirë ta besojnë. Pune e tyre. E jona punë t’ju shërbejmë fëmijëve të shqiptarëve me seriozitet e përkushtim.

Suksese maturantëve!

Të fundit