Flash News

KRYESORE

Akuzat për trukim ndeshjesh, FSHF pezullon trajnerin Armir Grima

Akuzat për trukim ndeshjesh, FSHF pezullon trajnerin Armir Grima

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të pezullojë përkohësisht nga detyra trajnerin e kombëtares së femrave në futboll, Armir Grimaj, i arrestuar në fundjavë si pjesë e klanit kriminal ‘Bajri’.

Ky vendim i FSHF-së do të qëndrojë në fuqi deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që ndaj Grimës është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’. Ai dyshohet se ka ndihmuar në trukimin e ndeshjeve në Shqipëri.

Klani Bajri është një prej grupeve kriminale më të fuqishme që veprojnë në Shqipëri, Belgjikë dhe Holandë. Të shtunën e kaluar, policia arrestoi 11 anëtarë të këtij grupi, përfshirë shtetasin Safet Bajri, i shpallur në kërkim edhe nga Belgjika.

Të fundit