Flash News

KRYESORE

Akuzat për vëllanë e ministrit Xhafaj, deputeti Salianji thirret nga Prokuroria

Akuzat për vëllanë e ministrit Xhafaj, deputeti Salianji thirret

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur deputetin e PD, Ervin Salianji, për të dëshmuar pas akuzave për vëllanë e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron Xhafajn.

Lajmi për thirrjen e deputetit të PD është konfirmuar nga burime të prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe ai do të thirret për t’u paraqitur nesër në orën 09:30.

Fletëthirrja e Prokurorisë është firmosur nga prokurorët Gentian Osmani dhe Përparim Kulluri.

Kjo thirrje e Salianjit vjen menjëherë pas mbërritjes së përgjigjes së ekspertizës nga Britania e Madhe për çështjen e bisedës që pretendohet se është zhvilluar mes Agron Xhafes dhe Albert Veliut i njohur si dëshmitari X ose ‘Babalja’.

Kujtojmë që pas audiopërgjimit të Agron Xhafaj publikuar nga Partia Demokatike, audio qe dërguar në Britaninë e Madhe.  Albert Veliu, i prezantuar fillimisht si “Dëshmitari X”, në dëshminë e tij për gazetarin Jetmir Olldashi pranonte se kishte qenë pjesë e grupit të trafikut të drogës me Agron Xhafën dhe së fundi është ndihmuar nga ai për të siguruar një sasi kanabisi që do ta trafikonte.

Të fundit