Akuzat/ Reagon Kajmaku: PD limon i shtrydhur, nuk jam marrë me trafiqe

Kryetari i Bashkisë së Vorës Agim Kajmaku, ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike në adresë të tij, se ai ka qenë i dënuar në Greqi për falsifikim parash.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Kajmaku shkruan se iu qëndron fjalëve që ka thënë më herët, se nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar. Ai shprehet se nuk ka kryer krime ndonjëherë dhe se ka qenë në Greqi për të punuar, si punëtor dhe familjar.

Kreu i Bashkisë Vorë shton se PD është kthyer si një limon i shtrydhur, që nuk i duhet asnjeriu.